E martë me vranësira dhe reshje të përkohshme

Vijon dominimi i motit të vranët me reshje të përkohshme në gjithë territorin; më të dukshme në zonat qendrore. Po ashtu pasditja vijon me vranësira e reshje të përkohshme në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në perëndim të tij; kushte që vijojnë deri në mesnatë kur reshjet përfshijnë sërisht gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do ulen lehtë gjatë mëngjesit, kryesisht në zonat veriore por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.