Manchester United ngushton diferencën me Cityn

Manchester United-Stoke City ka qenë sfida që ka mbyllur javën e 23-të të Premier Leagues, me ‘Djajtë e kuq’ që kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0.

Paul Pogba ishte një nga futbollistët më në formë te skuadra e Mourinhos dhe frymëzoi të tijtë me 2 asiste që prodhuan golat e Valencias dhe Anthony Martial, në 45-minutëshin e parë.

Në minutën e 72-të ishte pikërisht sulmuesi anësor francez që zbriti bukur dhe i dha mundësinë Lukakut të shënojë golin e 3-të për Manchesterin.

Java e 23-të do të mbahet mend për faktin se City kryesues pësoi humbjen e parë sezonale, pas 20 fitoresh dhe 2 barazimesh. Gjithsesi skuadra e Guardiolës vijon të jetë e shkëputur nga United ndjekës, ndonëse tani distanca është vetëm 12 pikë.