Sulmuesi i Milanit refuzon Liverpoolin

Spanjolli Suso përfundoi në radarët e Liverpoolit, si një pasues i mundshëm i brazilianit Coutinho, që shkoi te Barça për shumën e 160 milionë eurove, në ditët e para të 2018-ës.

Gjithsesi, vetë sulmuesi anësor i kuqezinjve mohoi një tratativë të tillë dhe u shpreh se për momentin nuk ka ndërmend të lëvizë nga Milani.

I pyetur mbi klauzolën e prishjes së kontratës, që është 40 milionë euro, ai theksoi se mbi të gjitha vlen dëshira e tij, që për momentin është të vijojë me Milanin.

Nuk di gjë për interesin e Liverpoolit, pasi për momentin jam përqendruar te Milani dhe nuk kam ndërmend të lëviz. Nuk do të shkoj asgjëkund në janar, ndaj nuk kam pse të interesohem për ofertat. Është e vërtetë që kam një klauzolë prej 40 milionë eurosh, por më tepër vlen dëshira ime, që është të qëndroj te Milani, të paktën për momentin”, u shpreh spanjolli, që është edhe golashënuesi më i mirë te Milani i këtij sezoni.