Rama: Ja si e bllokonte LSI reformën në drejtësi kur ishte në aleancë me PS...

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se opozita nuk mund të bllokojë më reformën në drejtësi, pasi ka mekanizma zhbllokues.  i ftuar në studion e Oraneës, Rama tha se si shoqëri dhe si mazhorancë nuk na intereson fare se çdo të bëjë opozita në qëndrimin e saj me reformën në drejtësi.

Duke e cilësuar opozitën një lloj minerali që nuk merret vesh se çfarë është, por që ka dalë në formën e një guri për të bllokuar rrugën e reformës në drejtësi, Rama tha se kjo reformë nuk është pa arbitër, sikundër mund të ndodhë me reforma të tjera.

“Për fat të mirë në këtë reformë kemi një treshe arbitrimi që nuk gënjehet dhe nuk gabon: kemi popullin arbitër në fushë, dhe e parë përgjigjen dhe do e shikojnë prapë, kemi edhe SHBA dhe BE si virojtëse. Dhe fakt është që e kanë ngritur flamurin për pozicion jashtë loje për PD dhe opozitën në tërësi, por asnjëherë për Partinë Socialiste”, tha Rama

Kryeministri tha se tashmë jemi në një etapë tjetër të reformës në drejtësi dhe si në çdo etapë kemi një pengesë, sikundër po ndodh tashmë hapur nga PD dhe LSI.

“LSI ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri, ka qenë një qënie e dyzuar, tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë, ndërsa sot ka dalë në mënyrë të hapur kundër LSI-së”, tha Rama.

Sipas tij, si ka mundësi që shqiptarët të hanë këtë lloj sapuni për djathë, kur thuhet se Kryeministri po kap drejtësinë apo prokurorinë dhe BE dhe SHBA ta pranojnë një gjë të tillë.

“Janë helme që dalin nga selia e SHUQP për opinionin publik, si ka mundësi që SHBA dhe BE të bien squk, apo të përshëndesin zgjedhjen e kryeprokurores, nëse unë e paskam kapur atë”, tha Rama.