Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav bën aksident, shkon në dasmë i plagosur! Ja ç’do ndodhë nesër

Gjyshja i bërtet Garimas dhe i thotë se ajo është fajtore për vdekjen e prindërve të Arnavit dhe Anxhalisë. Garima i lutet të ndëshkojë atë dhe jo vajzat e saj. Gjyshja i thotë po Arnav dhe Anxhali çfarë faji kishin? Ashtu siç vuajtën ata do vuajnë edhe vajzat e tua.

Gjyshja ja merr byryzylykët Kushit dhe i thotë se që sot ajo nuk ka më lidhje me Arnavin dhe familen Raizada. Gjyshja i thotë të ftuarve të largohen. Garima kërkon të falur por gjyshja nuk e fal dhe largohet. Pajal thotë se nëse motra e saj nuk do ketë asnjë lidhje me familjen Raizada edhe ajo s’ka për të pasur.

Kushi ka besim se Arnav do të vijë. Arnav nga ana tjetër nuk di ç’të bëjë. Ai kujton momentet me Kushin dhe qan. Anxhali nuk lidhet dot me Arnav dhe i thotë Akashit dhe NK-s. Garima qan para bashkëshortit dhe i lutet ta besojë.

Arnavit i kujtohen fjalët e mamasë: Mos i lëndo njerëzit që i ke pranë zemrës. Ai i hipën makinës dhe niset. Halla i thotë Kushit të shkojnë se Arnav nuk ka për të ardhur. Kushi i thotë se Arnav i ka premtuar dhe do vijë.

Halla dhe Garima mundohen të marrin Kushin por ajo nuk shkon me ta dhe thotë se do presë Arnavin. Të gjithë i thonë se Arnav nuk do vijë. Arnav po i jep makinës me shpejtësi dhe një kamion i del para. Arnav devijon dhe përplaset me një pemë.

Kushi e ndjen që diçka e keqe ka ndodhur dhe thërret Arnavin. NK i thotë të qetësohet. Arnav është pa ndjenja dhe po i del gjak nga koka. Kushi i humb shpresat kur zjarri në tempull fiket. Ajo shkon drejt Garimas kur papritur dikush i tërheq shallin.Të gjithë habiten kur shohin Arnavin./revistawho