Basha: Ja çfarë përmbante marrëveshja e 18 majit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, në një intervistë me drejtuesin e Tv Zjarr, Ismet drishti, ka folur sërish për marrëveshjen e 18 majit.

Basha gjatë intervistës shpjegoi edhe njëherë se çfarë përmbante marrëveshja e 18 majit mestoj dhe Ramës.

‘18 maji është zbardhur dhe është vetëm investim. Investimi i Edi Ramës është që të bëjë njerëzit të besojnë se 18 maji ishte një marrëveshje kulte, dhe jo një marrëveshje e detyruar. Por kjo marrëveshje u thye, sepse 7 ministrat u penguan të bëjnë punën e tyre që ditën e parë.

Marrëveshja kishte dy marrëveshje, zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe pas zgjedhjeve bashkëpunim, për reformën në drejtësi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por kjo marrëveshje vdiq’, tha Basha.