FOTO/ Trump fton dy pornostare për seks treshe..., pagoi mijëra dollarë që të heshtin!

Një avokat i Donald Trump ka paguar 130.000 dollarë për një aktore pornografie si pjesë e një marrëveshje konfidencialiteti në lidhje me një takim seksual me presidentin aktual të SHBA-së, që u zhvillua mbi dhjetë vjet më parë, sipas Wall Street Journal.

Michael Cohen, avokati kryesor për firmës Trump, dyshohet se negocioi pagesën për Stephanie Clifford në tetor 2016, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Clifford, e njohur në industrinë e pornografisë si 'Stormy Daniels', besohet të ketë pranuar, se incidenti ndodhi gjatë një turneu të golfit në Kaliforni, në verën e vitit 2006, kur Trump ishte martuar me gruan e tij Melania, shkruan Syri.net.

Clifford vazhdoi: “E gjitha që unë mund të them, është se kam përfunduar në dhomën e tij të hotelit. Imagjinoni atë vetën me mbathje, që vraponte pas meje”.

Shtëpia e Bardhë është përgjigjur, duke thënë se janë: “Pretendime të vjetra dhe të ricikluara, të cilat tashmë janë publikuar me kohë dhe të mohuara plotësisht përpara zgjedhjeve”.

Një tjetër yll i pornografisë, Alana Evans, i tha Daily Beast se Trump dhe Clifford e kishin ftuar të merrte pjesë në treshen e seksit “për të bërë pak qejf”, edhe pse si përfundim ajo nuk ka shkuar.

Më poshtë do të gjeni fotografitë e dy pornostareve./SYRI.net/