", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO - Grabitja te Hipoteka, njëri ikën me makinë, tjetri përleshet me policinë

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me grabitjen brenda zyrave të Hipotekës, pasditen e sotme.

Burime nga grupi hetimor thanë për "Syri.net", në bankë kanë hyrë dy persona, të cilët kanë realizuar grabitjen në më pak se një minutë përmes kërcënimit me armë zjarri.

Më pas, njëri prej autorëve është larguar me makinë duke marrë me vete edhe thesin me para, ndërsa tjetri është larguar në këmbë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar grabitjen.

Ai që ka ikur në këmbë është përballur me një patrullë policie te “Sheshi Shqiponja” te Dogana, por pavarësisht kësaj ka arritur t’ia mbathë.