FOTO/ Ja si e priti Rama qëndrimin e Ruçit për të moslejuar Spahon të marrë fjalën...

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk lejoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, të paraqesë në Kuvend nismën ligjore të opozitës për ndryshimet në Kushtetutë lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme.

Ky moment u shoqërua me një reagim të deputetëve të PD-së, përfshi edhe kreun demokrat Lulzim Basha, që u ngritën në foltoren e Kuvendit. Pas kësaj Ruçi, ndërpreu seancën.

E gjithë kjo skenë duket se ka sjellë në humor Edi Ramën, që nuk ka nguruar të fshehë ndoshta gëzimin nga mënyra sesi Ruçi nuk lejonte që kreu i grupit më të madh parlamentar në opozitë të merrte fjalën.

Foto e mëposhtme tregon Ramën që duket se shkëmben batuta me Olta Xhaçkën dhe Arben Ahmetajn, të cilët qeshin, ndërsa Ditmir Bushati duket më i tërhequr...