FOTO/ Kush është i riu i ekzekutuar me armë zjarri në lokal...

I riu që shihni në fotografi është Mariglen Memaj, i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë, nga një bashkëfshatar i tiji.

Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali. Burime policore bëjnë me dije se aty, Artjon Shenaj, rreth 33 vjeç ka qëlluar me armë zjarri Mariglen Memajn, 35 vjeç, i cili ishte ulur në një nga tavolinat dhe po konsumonte një pije. Babai i ri ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja e më pas ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij aty pranë, ku me të njëjtën armë zjarri është vetëvrarë.

Dyshohet se të dy kanë pasur një konflikt të vjetër mes tyre, megjithatë një hetim ka nisur për të zbardhur detajet e krimit.