Blerja e re e Interit do të veshë fanellën me këtë numër

Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Benficën për huazimin 6-mujor të Lisandro Lopez.

Lojtari ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë me italianët. Ai do të mbajë fanellën me numër 2.

“Interi ka një lojtar të ri: është Lisandro Lopez. Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2018 (me të drejtë blerje)”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit zikaltër.

Nëse Interi vendos ta mbajë, Benfica do të përfitojë rreth 9 milionë euro.