VIDEO /Goditi me shkelm lojtarin, e pëson arbitri qesharak

Federata Franceze e Futbollit këtë të hënë ka pezulluar nga gjykimi arbitrin Toni Shapron deri në një njoftim të dytë. Ky gjyqtar goditi një mbrojtës të Nantës ditën e djeshme, gjatë ndeshjes me PSG.

Federata shprehet se Shapron do dalë para një dëgjese në lidhje me incidentin e ditës së diel, ku ai goditi mbrojtësi Diego Karlos para se ta nxirrte jashtë me karton të kuq.

Shapron ishte zgjedhur që të drejtonte të mërkurën sfidën mes Angers dhe Trojes, por është hequr edhe nga drejtimi i kësaj ndeshjeje.

Ka qenë vetë presidenti i Nantës, që ka kërkuar plot 6 muaj pezullim nga detyra e arbitrimit për këtë gjyqtar, pas rastit të ndodhur ditën e djeshme.

Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës do të japë një vendim përfundimtar për këtë rast të pazakontë në botën e gjyqtarisë.