Boçi në Syri.net: Ruçi e bën mirë bodigardin, dikur mbronte Nanon sot Ramën

I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net,deputeti i PD-së, Luçiano Boçi , ka komentuar gjuhën e përdorur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndaj kreut të opozitës.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, rreth kësaj çështjeje, Boçi tha se Ruçi gjithmonë ka bërë bodigardin,dikur mbronte Nanon sot Ramën.

‘Ruçi gjithë jetën e tij ka bërë ose badigardin e Fatos Nanos ose badigardin e Edi Ramës. Tani është graduar se ishte bodigard politik, dhe u bë kryetar i Kuvendit.

Me Ramën nuk ka bërë vetëm badigardin politikpor dhe badigardin real, duke parë mënyrën se ai sillet ndaj reagimit tonë, ku menjëherë sapo afrohemi tek foltorja ai shtyp butonin e gardës’, u shpreh Boçi..