Pas takimit të 'fshehtë', Tom Doshi e takon Ramën në Kuvend

Marrëdhëniet mes Tom Doshit dhe kryeministrit Edi Rama mesa duket janë ‘shkrirë’ pasi prej kohësh dy personazhet e politikës kishin përplasje me njëri-tjetrin.

Javën e shkuar Doshi vizitoi në mënyrë jo zyrtare kryeministrin ku pati dhe një takim mes tyre. Por sot në ndërprerjen e seancës parlamentare,ai ka shfrytëzuar sërish kohën për tu takuar me ish-kryetarin e tij, pasi siç dihet Doshi ka hyrë në Kuvend nënë logon e PSD-së.