Tension në Kuvend /Ruçi nuk lejon Spahon të flasë, Basha dhe deputetët bllokojnë foltoren

Është ndërprerë serish seanca parlamentare, pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka lejuar kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahon të flasë në foltoren e Kuvendit.

Spaho kërkoi të paraqiste nismën ligjore të opozitës për zgjidhjen e prokurorit të përkohshëm, por nuk është lejuar nga Ruçi.

Në këtë moment kreu i PD Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar tek foltorja dhe i kanë kërkuar Ruçit ti japë fjalën Spahos,por kreu i kuvendit ka ndërprerë seancën.