Skënderbeu mat forcën me kampionen e Rumanisë, rezultati i miqësores

Përfundoi në barazim 1-1 sfida miqësore Viitorul – Skënderbeu, e luajtur në Antalia, e treta për ekipin korçar në këtë fazë përgatitore që po zhvillon në Turqi.

Skuadra e Ilir Dajës ishte më e qartë në lojën e saj në pjesën e parë, në fund të së cilës kaloi në avantazh me anë të James Adeniyi.

Në pjesën e dytë stafi teknik i korçarëve kreu disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtarët që kanë patur më pak minuta në këmbë.

Kampionët e Rumanisë arritën të barazonin në fraksionin e dytë, me sfidën që u mbyll pa një fitues.