Berisha bën propozimin e veçantë në mbrojtje të gazetarëve nga...

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e grupit të saj parlamentar, ndërkohë që pasdite Kuvendi nis punimet në sesionin e ri parlamentar për vitin 2018.

Sikundër raportohet, gjatë mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka propozuar hartimin e një rezolute në mbrojtje të gazetarëve.

Qëllimi i propozimit ka të bëjë me mbrojtjen e gazetarëve nga fyerjet e ryeministrit Edi Rama.

Pothuajse në çdo dalje publike, Rama fyen gazetarët, ndërsa shprehja e tij “kazan” tashmë është kthyer në një rutinë.