A do të largohet nga Napoli? Hysaj befason me përgjigjen e tij

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, shpreson të qëndrojë përgjithmonë te Napoli. Shkodrani është rritur shumë si lojtar gjatë sezoneve të fundit dhe më parë raportohej se Barcelona interesohet për të e po ashtu edhe Manchester United e Bayern Munchen.

Por, ai thotë se deri tani nuk ka ndonjë kërkesë për të dhe se dëshira është që të qëndrojë sa më gjatë në Serie A te Napoli.

“A do të qëndroj përgjithmonë në Napoli? Po, definitivisht. Kam imagjinuar diçka të tillë. Jam shumë i lumtur dhe qyteti është i mrekullueshëm”, u shpreh Hysaj.

 “Klauzola ime 50 milionë euro? Është klubi që e vendos, unë nuk e vendos çmimin. Më duket shumë mua, por futbolli është duke shkuar jashtë parashikimeve. Unë po mendoj vetëm për vete dhe nëse vjen dikush, atëherë do të shohim”, tha Hysaj.