Fino ikën nga PS, por jo nga deputet i Kuvendit

Bashkim Fino ka dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda Partisë Socialiste,por nuk ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Dorëheqja e Finos vjen pas shpalljes së kandidaturës së tij për kreun e FSHF-së. Dorëheqjen Fino ja ka dorëzuar kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Taulant Balla.

Me këtë lëvizje Fino kërkon të tregojë se në garë për kreun e FSHF-së,është ai përballë Dukës dhe jo PS.

Por duhet përmendur fakti se Fino do të vijojë të mbajë mandatin e deputetit,deri ditën e zgjedhjeve në 7 shkurt, dhe do e dorëzojë atë vetëm në rast se shpallet fitues përballë Dukës.