PD-LSI depozitojnë kërkesën te Ruçi, ja përbërja e grupit të punës..

Partia Demokratike dhe LSI do të ndërmarrin një nisëm të përbashkët ligjore për ndryshimet prokurorin e përkohshëm.

 Kjo është bërë e ditur nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit kërkesa drejtuar Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është firmosur nga drejtuesit e tre grupimeve opozitare në Kuvend, Edmond Spaho (PD), Petrist Vasili (LSI) dhe Fatmir Mediu, në emër të grupit të tij parlamentar.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së, Vasili gjithashtu bëri të ditur krijimin e grupit të punës për ndryshimet ligjore, në përbërje të të cilit janë Nasip Naço, Oerd Bylykbashi, Ylli Manjani dhe Gazmend Bardhi.

Grupimi Parlamentar i LSI-së ka mbështetur propozimin e grupit të përbashkët të punës, ndërsa Vasili theksoi se kthimi i Kushtetueshmërisë është një hap kundër shkatërrimit të reformës në drejtësi nga Partia Socialiste.

Vasili theksoi se pa vetting nuk mund të ketë Kryeprokuror, ndërsa shtoi se ky hap i ndërmarrë nga opozita është jetik për proçeset integruese.

“Opozita repekton vetëm  ligjin dhe është luajale dhe konstruktive”, tha Vasili në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LSI.