Katastrofë për Barcelonën, dëmtohet transferta e bujshme

Nuk kanë fund vuajtjet e Osman Dembele. Sërish është dëmtuar ish-sulmuesi i Borusia Dortmund që u ble nga Barcelona për një shifër rekord prej 150 milionë eurosh.

Dembele u dëmtua disa javë pasi kishte mbërritur te Barcelona në shtator dhe dëmtimi zgjati deri në ditët e para të janarit.

Por kësaj radhe ai ka marrë edhe një goditje tjetër, pasi është dëmtuar përsëri vetëm disa ditë pasi u rikthye në fushën e lojës. Mendohet që dëmtimi i ri mund të zgjasë nga tre deri në katër javë.