Soros, demagogu i majtë i rrezikshëm

Nuk do të mjaftonte një libër për të debatuar deri në fund nëse George Soros, 87 vjeç, qytetar hungarez me origjinë hebraike (mohuar me ndryshimin e mbiemri, për t’u shpëtuar nazistëve) dhe i natyralizuar amerikan është një filantrop i ndritur apo një demagog i rrezikshëm, një spekulant i paskrupullt apo një gjeni i financave.

Falë 32 miliardë dollarëve të transferuar gjatë viteve në Fondacionin për Shoqëri të Hapur dhe filialeve të tij të panumërt, ka bërë një farë numri gjërash të mira e që ndoshta ua kalojnë gjërave të këqija.

Te të parat duhet kujtuar kontributi i dhënë për rënien e komunizmit në Evropën Lindore përmes ndihmave për Solidarnost, Sakharov e Carta77; ndihma vendimtare për revolucionin e trëndafilave në Gjerogjo; financimet bujare për fëmijët e varfër në shtetin e New Yorkut dhe të Afrikës; themelimi i organizatave joqeveritare për promovimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në dhjetëra vende totalitare.

Te bëmat e këqija hyjnë spekulimet kundër sterlinës angleze, lirës italiane dhe monedhave të Malajzisë e Tajlandës, të cilat sollën humbje shumash të konsiderueshme në ato vende; një fushatë e helmatisur kundër Izraelit përmes themelimit të organizatave që favorizojnë bojkotin, që mohojnë deri edhe të drejtën e vendit për t’u mbrojtur; ndërhyrjet okulte në politikën e vendeve të ndryshme me objektiva të ndryshëm nga ato të qeverive. Luftohet edhe për legalizimin e marijuanës dhe për vdekjen e eutanazinë. I gjithë aktiviteti publik i tij është frymëzuar nga një ideologji e majtë që i ka bërë konservatorët amerikanë ta konsiderojnë si “demagogu i majtë më i rrezikshëm që operon në vend”.  Në fakt investoi miliona kundër George Bush, të cilit i dënonte luftën kundër terrorizmi, ka financuar bujarisht Obamën dhe Hillary Clinton dhe lufton për liberalizim komplet të imigracionit. Është edhe kundërshtar i paepur i Donald Trump. Në shkrimet e tij të panumërt, vetpërshkruhet si “figurë mesianike”, demonstrim i egos së pamasë të njeriut të 19-të më të pasur në botë.

Tani mbështet teza të ndryshme polemizuese: që Evropa është nën sulmin e Rusisë, që Kina tashmë e ka kaluar Amerikën dhe (më e frikshmja) që jemi në prag të një krize tjetër financiare si ajo e vitit 2008. Shpresojmë që të paktën në këtë rast njeriu që falë intuitës së tij ka fituar dhjetëra miliarda dollarë përmes skemave në fund të parashikojë gabim.

Marrë nga Il Giornale-Përgatiti: SYRI.net