Jonida Shehu: Do të doja të mos isha larguar nga ‘Top-Channel’

Gazetarja Jonida Shehu e ftuar sot në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ qartësoi për herë të parë largimin e saj nga ‘Top-Channel’. Ajo pranoi se largimi i saj ishte i bujshëm, sepse të punoje 16 vite në një televizon të madh nuk ishte aq gjë e lehtë. Gjithashtu Jonida u shpreh se nuk do të donte të ishte larguar nga ‘Top-Channel’, por nuk kishte pasur zgjidhje tjetër.

Ndërsa për të ardhmen që e pret ajo tha: Tani për mua nuk është e lehtë të bëj një zgjedhje për një kohë kaq të shkurtër, për dy muaj, dhe unë akoma nuk kam vendosur për zgjedhjen që do bëj pasi nuk dua të nxitohem. Dua të bëj diçka që më pëlqen dhe që unë i plotësoj kushtet.