Korçë, ngacmoi seksualisht të bijen 5 vjeç, dënohet me 6 vjet burg 36 vjeçari

Një 36 vjeçar është shpallur fajtor  se ngacmoi seksualisht të bijën 5 vjeçare. Për këtë vepër penale Edison Shuli  nga fshati Leminot i Korçës është dënuar me 6 vjet burg.

Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës dha sot vendimin. 

Shuli u denocua nga bashkëshortja në shtator të vitit të kaluar, për ngacmime të përsëritura ndaj vajzës së tyre. Ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se vajza e mitur ishte ngacmuar seksualisht nga i ati.