Kush do të fitojë zgjedhjet në FSHF? Ja si përgjigjet Edi Rama

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së këtë herë kanë marrë një vëmendje akoma edhe më të madhe për shkak se Armand Duka rivalizohet nga ish-kryeministri socialist Bashkim Fino.

Kryeministri Edi Rama foli mbi shtëpinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit që do ndërtohet te kompleksi Dinamo.

Rama gjithashtu ka dhënë një koment për zgjedhjet duke theksuar: “Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet e presidentit të FSHF-së.”

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen në 7 shkurt, ku të do të votojnë 66 përfaqësues klubesh dhe institucionesh sportive.