VIDEO/ Alibeaj tek Krimet e Rënda: Ja dokumenti që dorëzuam për Tahirin dhe Habilaj

Partia Demokratike ka dorëzuar sot fakte të reja shtesë, që provojnë se Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka pasur kontakte të ngushta me bandën e habilajve.

Deputeti Enkelejd Aliabej, i cili e dorëzoi dokumentin e siguruar nga drejtësia italiane, ka treguar para mediave se aty dëshmohet bashkëpunimi në vazhdimësi i Tahirit me njerin nga Habilajt, anëtar kryesor i bandës.

Alibeja tha" "Tahiri ka gënjyer që s'ka pasur punë fare me Habilajt, sepse ky është dokumenti që ka treguar se kanë pasur lidhje. Takimet e Tahirit me Habilajt kanë vazhduar përtej asaj periudhe që është diskutuar në Këshillin e Mandateve. Dokumentet tregojnë se ka gënjyer.

E dyta tregojnë angazhimin maksimal të Ramës për të penguar hetimin. Unë jam këtu për të inkurajuar hetimin që Prokuroria ta verifikojë dhe t'i shohë të dhënat me përparësi."