Radja Nainggolan merr ofertën e çmendur nga Kina, pritet të largohet

Roma mund të humbasë Radja Nainggolan dhe lamtumira mund të vijë jo vetëm për qershor, por edhe në ditët e ardhshme tw janarit

Sipas disa gazetave italiane sportive, klubi “Gialloross” ka marrë një ofertë nga Kina për Ninja dhe po përgatitet ta pranojë atë.

Një ofertë prej rreth 50 milionë euro nga Guangzhou Evergrande tashmë ka arritur në tryezën e menaxherëve të Romës dhe të gjitha palët janë takuar.

Paga e belgut mendohet të jetë rreth 12 milionë euro.