FOTO/ Atak në zemër. Vdes ish-sulmuesi i njohur britanik

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Cyrille Regis.

Dikur sulmues i West Brom dhe Asyon Villas, Cyrille Regis  ishte aktiv në futboll nga viti 1977 deri në vitin 1996, ku në 614 ndeshje shënoi 158 gola, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Ende nuk është bërë ekspertiza mjekoligjore por deri tani dyshohet për një sulm në zemër.

Në vitin 2004, Regis u votua si heroi i të gjitha kohërave nga West Bromwich Albion në një sondazh të BBC Sport, duke fituar 65% të votave.