'Beautiful' nga Flori e Ledri dëgjohet edhe në Azi

Ata janë dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula e këngëtarin nga Shqipëria, Flori Mumajesi.

Dyshja e njohur më shumë se një vit publikuan edhe projektin e tyre shumë të pëlqyer “Beautiful”.

Por, edhe pas kaq shumë kohësh, kjo këngë ende vazhdon të dëgjohet dhe jo vetëm nga shqiptarët.

Kënga e Ledrit e Florit duket se po pëlqehet edhe në Azi. Këtë e ka bërë të ditur Flori përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Instastory.

“E kam dit qe do behem nje dite njohur dhe ne AZI”, kishte shkruar Flori duke lënë edhe disa emoji që qeshet.