E inauguroi Rama pak ditë më parë, digjet qendra shëndetësore në Laprakë

Është përfshirë nga flakët qendra shëndetësore në Laprakë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga zjarri apo jo.

Vetëm pak ditë më parë këtë qendër shëndetësore e inauguroi vetë Edi Rama me një ceremoni të madhe.