FOTO/ Pamjet të frikshme nga Bovilla sot, ja uji që pi kryeqytetit çdo ditë

Janë të frikshme pamjet që vijnë nga ujëmbledhësi i Bovillës në Tiranë.

Në redaksinë e SYRI.net kanë mbërritur disa fotografi që tregojnë gjendjen e mjerueshme ku ndodhet rezervuari që furnizon me ujë Tiranën.

Kur shikon këto pamje, frikësohesh nga fakti se mijëra banorë të kryeqytetit e konsumojnë këtë ujë.

Më ironik është fakti se për këtë ujë, banorët e Tiranës tani do të paguajnë më shumë, pas rritjes së çmimit të ujit nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj.