Aksident në Berat, fuoristarda përplas dy këmbësorë, janë në gjendje të rëndë

Nje aksident i rëndë ka ndodhur sot në Berat.

Një fuoristradë ka plagosur rëndë dy këmbësore të cilët janë dërguar në spitalin rajonal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kombinat - Çelepias në lagjen Uznovë.

Ja Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 15.01.2018 rreth orës 09:30, Salla Operative është njoftuar se në rrugën Antipatrea në afërsi të vendit të quajtur "Varrezat e Dëshmorve" ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se shtetasi E.P, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA614MD, ka përplasur shtetasit K.K, 55 vjeç, dhe E.E, 25 vjeç.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjeksore.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.