Fakt i pabesueshëm/ Reali më afër rënies nga liga se sa titulli kampion

Mund të ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë: Real Madrid është më afër zonës së rënies nga liga se sa titullit kampion.

Kampionët në fuqi të Europës aktualisht renditet në vendin e katërt me 32 pikë pasi u mposht së fundmi nga Villareali.

Real Madrid është 16 pikë larg zonës së rënies nga La Liga, ndërsa Barcelona që renditet në krye ndodhet +18 pikë nga “Los Blancos”.