Dopingu në futboll/ Ish-yllit të Manchester Cityt mund t’i shkatërrohet karriera

Samir Nasri rrezikon t’i shkatërrohet karriera, pasi mund të ndëshkohet me një skualifikim prej katër vitesh.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë një ankesë të tij kundër UEFA, që e vlerësoi si shkelje një certifikatë mjekësore të paraqitur nga futbollisti në lidhje me një tansfuzion gjaku që ka bërë gjatë aktivizimit te Sevilla në sezonin 2016-2017.

Klinika “Drip Doctors” bëri një trajtim të veçantë me lojtarin “për të ruajtur formën sportive”, një eksperiment që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Nasri, aktualisht luan te Antalyaspor në Turqi, theksoi: “Gjithashtu më premtuan një servis seksual komplet, por unë pranova vetëm transfuzionin”.

30-vjeçari Nasri deklaroi se nuk ishte në dijeni se po shkelte rregullat, por (AEPSAD), agjencia anti-doping në Spanjë, ka nisur një hetim në lidhje me atë që kanë bërë mjekët e klinikës në Los Anxhelos.

Sipas gazetës “AS”, Nasri paraqiti një raport të firmosur nga drejtori i klinikës Enrique Gómez Bastida, ku tregonte se do të bënte 50 mililitra transfuzion çdo gjashtë orë.

Komisioni Disiplinor i UEFA e ka quajtur si të parregullt, por ende nuk ka marrë një vendim, ndërsa mjekët e Sevilla sigurojnë se nuk ka ndodhur asgjë e parregullt, gjithsesi francezi rrezikon një skualifikim shembullor.