Xheni e BB9 ngre temperaturat, publikon VIDEO nudo në vaskë

Pas ndarjes nga partneri që njohu brenda shtëpisë së Big Brother, Xheni është parë të publikojë foto mjaft të nxehta.

Ndryshe nga sa ishim mësuar ta shikonim, kur ishte në lidhje me Benardin, Xheni tashmë tregon gjithnjë edhe më shumë nga vetja.

Pasi publikoi foto topless, por të mbuluara, tashmë ajo ka publikuar disa video, ku shfaqet brenda një vaske. Për jetën e saj nuk dihet shumë tashmë që ka ikur drejt Italisë.

Në postimet e njëpasnjëshme në rrjetet sociale ajo ka treguar, se kalon shumë kohë në familje duke gatuar dhe duke u marrë me macen e saj të preferuar.

Shpesh ajo publikon dhe thënie dashurie që të bëjnë të kuptosh se janë mesazhe drejtuar ish partnerit të saj.