Gjici vë në ‘peshore’ Dukën dhe Finon. Ja për cilin do të votojë presidenti i Kukësit

Presidenti i kampionëve në fuqi të Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë një prononcim nga Turqia ku ai ndodhet me ekipin për fazën përgatitore dimërore në lidhje me zgjedhjet në FSHF.

Numri 1 i klubit verilindor në lidhje direkte për RTSH-në deklaroi se për cilin kandidat do të votojë mes presidentit aktual Armand Duka dhe rivalit të tij, Bashkim Fino.

“Për Finon kam respekt, por edhe për presidentin në detyrë, Dukën. Ne do të votojmë për atë që do të na bindë me platformën e tij”, deklaroi Gjici.