Barcelona rihap takimin me Real Sociedad, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat

Real Sociedadi dhe Barcelona po luajnë ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Ligas, shkruan SYRI.net.

Befasia ndodh në minutën e 11-të, ku Willian Jose kalon vendësit në avantazh.

Sociedad nuk ndalet, teksa Juanmi (34’) dyfishon shifrat. 2-0 dhe gjithçka komplikohet për Barcelonën, e cila ka që prej 5 maj 2007 që nuk fiton në fushën e Sociedadit.

Barça nuk ka se si të dorëzohet. Paulinho në minutën e 39-të ngushton diferencën e golave, duke rihapur takimin. Me rezultatin 2-1 mbyllet pjesa e parë.