Ja si të lexoni filxhan, pa pasur nevojë për ndihmën e fallxhorëve

Shumë prej nesh janë kuriozë të dinë sesi të lexojnë filxhanin e kafesë turke. Ndonjëherë pas saj, fshihen të vërteta të mëdha.

Mendoni se është e vështirë? Epo tani, pasi të lexoni këtë, do ndryshoni mendim.

Që të shikosh filxhanin e kafesë, ju nevojitet edhe përvojë, sepse ekzistojnë simbole të cilët interpretohen ndryshe, varësisht nga ngjyra dhe pozicioni që kanë në filxhan.

Që të bëheni lexues i mirë i simboleve, ju nevojitet:

intuitë e mirë,

njohje e mirë e simboleve

shikim i mirë

Filxhani duhet mbajtur në dorën e djathtë. Nevojitet që pjesa e brendshme të jetë e bardhë që të dalloni më lehtë simbolet që formon llumi i kafes. Prisni deri në 10 minuta, që llumi të thahet. Gjatë kësaj kohe mos shtoni më kafe.

Figurat afër majës së filxhanit flasin se gjërat gati do të përmbushen. Figurat që dalin në vetë rrethin e filxhanit, tregojnë udhëtim apo ndërrim vendbanimi). Pasi ta pini, filxhanin kurrsesi mos e rrotulloni që llumi të mbulojë të gjizha pjesët e brendshme të filxhanit, por duhet të bëni vetëm lëvizje nga e djathta në të majtë dhe pastaj përmbysni filxhanin. E lini disa minuta që pikat e mbetura të kafes të kullohen.

Asnjëherë mos e thani filxhanin duke e shtypur disa herë në bazën thithëse, me këtë do të prishni formimin e figurave dhe linjave në skajin e jashtëm të filxhanit të cilat janë shumë të rëndësishme për parashikim.

Gjeografia e filxhanit

Pjesa rreth dorëzës dhe ana e majtë nga dorëza paraqet personin të cilit i lexohet. Ana e majtë nga dorëza deri te gjysma e anës së majtë të filxhanit është koha e cila aktualisht po kalon, çereku tjetër i anës së majtë nga dorëza është koha e cila aktualisht vjen, ana e djathtë nga dorëza është i dashuri, burri, gruaja. Më afër skajit të jashtëm të filxhanit janë e tanishmja dhe e ardhmja e afërt, kurse drejt fundit të filxhanit është e ardhmja e largët. Vetë fundi i filxhanit paraqet zonën e pafatë.

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME DHE PAMJA E FUNDËRRINËS SË KAFES

Nëse filxhani është i mbushur me figura të qarta të cilat formojnë reliev të pasur, do të thot se bëhet fjalë për personin i cili ka jetë mjaft dinamike apo është, ndoshta, në fazën e ngjarjeve të shumta.

Nëse filxhani është i mbushur me figura të imta dhe shumë precize, bëhet fjalë për person mendjemprehtë i cili e din saktë se çka bën. Çdo lëvizje e tij është e planifikuar.

Simbolet që gjenden në afërsi të dorëzës paraqesin ngjarjet të cilat do të ndodhin në shtëpinë e personit të cilit i lexohet. Disa lexues i shpjegojnë të gjitha figurat të cilat janë në anën e majtë të dorëzës si e kaluar e afërt në lidhje me shtëpinë, kurse figurat në anën e djathtë si e ardhme e afërt, gjithashtu në lidhje me shtëpinë.

Kurrsesi nuk guxoni të anashkaloni madhësinë e simboleve. Simboleve më të mëdha dhe të qarta duhet ti kushtoni më tepër rëndësi se atyre të imëta dhe vështirë të dukshme.

Nëse fundërrina e kafes në filxhan, ngjyrë e kaftë e mbyllur, është e dendur, bëhet fjalë për person me vetëbesim.

Nëse fundërrina e kafes në filxhan është e rrallë (tejdukshme), personi është sigurisht i shqetësuar dhe i pakënaqur. Në aspekt psikologjik, ai është tepër emocional dhe i ndjeshëm.

Nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk do të keni sukses menjëherë në “shikimin në filxhan” – për ta përvetësuar këtë aftësi ju duhet kohë, durim dhe mjaft përvojë.

Është shumë e rëndësishme ti lidhni figurat të cilat paraqiten në filxhan, natyrisht, varësisht nga rëndësia e tyre. Duhet të ushtroni, por nëse keni intuitë të mirë, shumë shpejt do të bëheni lexues i mirë i së ardhmes.

Në vazhdim të këtij artikulli po ju japim një listë figurash si dhe domethënien e tyre:

Ajsberg – rrezik

Akrobat – rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe

Akuarium – pakënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip)

Akullnajë – keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh

Anije – pasuri, përfitime, udhëtim i suksesshëm

Antenë – përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni

Arkivol – do të afroheni me një person të padëshiruar

Armë – rrezik apo zë

Avion – ky simbol nuk interpretohet si paralajmërim për udhëtim por si përparim, trashëgimi të pasurisë. Nëse avioni është i shtypur, bëhuni i kujdesshëm – ju kërcënohet rreziku

Bager – në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.

Bajonetë (thikë)– pafatsi e vogël

Bletë – sukses në shoqëri, takim, lajme të mira

Breg – paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve

Breshkë – dikush ju punon pas shpine. Rrugë e gjatë deri tek qëllimi

Bretkocë – ndryshime në punë. Keni shumë armiq

Bri – bollëk, përfitim i papritur

Brirë– rrezik në afërsi

Buf (hut) – skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi

Buqetë lulesh – gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë

Burgi (turrjelë) – ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë.

Burim uji, çeshme – shëndet të mirë

Çajnik – takim me miqtë, shoqërim

Çantë e hapur – mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni

Çekan – brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë

Çelës – zgjidhje, hapje të mundësive të reja, sukses në fillim të punës

Çizme – mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja

Dardhë – comfort, sukses financiar, do të trashëgoni pasuri

Dele – lumturi

Demi – gruas: joshje e dhunshme; mashkullit: përleshje me shoqen

Derë – keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato

Derr – në fund të filxhanit – sëmundje e rëndë në familje, në pjesën e sipërme – telashe të mëdha

Dërrguc – fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme

Deve – udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira

Dhelpër – shok i pasinqertë, jo besnikëri

Dhëmb – do t’ju prijë e keqe në të ardhmen

Diell – sukses në fillim të punës, siguri, lumturi, pushtet. Fat i madh

Dimër – mjerim, sëmundje

Dorë – shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje

Dorëza – sfidë e madhe

Dragua – e kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë

Dritare – e hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria

Drunj – keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira

Dry – i hapur – befasi, i mbyllur – brenga

Dylbi – probleme për shkak të fshehjes, për ndonjë sekret

Elefant – përfitim i madh, vonesë në sukses. Jeni shumë të dashuruar dhe kjo dashuri do t’ju kthehet me të mirë

Enë – dasëm

Engjëll – ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira

Falkua – gjykim

Femër – kënaqësi, pjellori, moral, mirëqënie, shumë femra- armiqësi, thashetheme, xhelozi. Femër e zhveshur – turp

Fëmijë – pagëzim. Në fillim të filxhanit – shoqëri e re, ndërsa në fund të filxhanit – periudhë plot me probleme

Fener – do të zbuloni kush ju ka vjedhur

Fes, qeleshe – lajm i këndshëm zyrtar

Fletë – mirëqënie, sukses

Flutur – jostabilitet. Mendjëlehtësi, ndokush në jetën tuaj nuk është i përgjegjshëm. I besoni njerëzve që nuk ua duan të mirën, naivë.

Fole – lumturi në familje

Fortesë – punë e kotë

Foshnje – brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura

Fshesë – do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja

Fushë – begati

Fytyrë – ndryshim, aheng

Gaforre – armik

Gardh – vështirë do ti realizoni dëshirat dhe planet tuaja

Gëlltitje – mos merrni vendime të shpejta

Gërshërë – është koha të dorëzoheni në lidhjen që nuk ju ka shkuar mirë

Gjarpër – armik

Gjeth druri – lot

Gjeth tërfili – lumturi

Gjysëm muaj – ndrrim i punës

Gjyshe – “zi” në shtëpi

Gotë – stabilitet, siguri. Pavarësi, integritet.

Gozhdë – bëhuni të vëmendshëm. Shpirtligësi, padrejtësi

Grep – dikush dëshiron t’ju lidhë apo t’ju mbështjellë, t’ju mbajë peng apo në kurth

Grup njerëzish – gëzim i mirë

Guaskë – lajme të mira

Gur – vështirësi të mëdha

Hallka – duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije)

Hap – dëshmi në jetë

Harpë – romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale

Hekurudhë – udhëtim i gjatë

Hudhër – takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë

Hundë – ndokush pyet për ju

Ibrik – përfitim i rëndësishëm, shëndet i mirë

Iniciale – person që do ta njoftoni

Insekt – do të keni halle dhe brenga më pak

Insekte – vjedhje apo dëm i vogël

Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. – kujdes shokët

Kalë – duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë

Kalorës – sukses në punë

Kamxhik – dhunë, agresivitet seksual

Kapele – gjithçka të ikë nga duart. Fatkeqësi e vogël, ndryshime, në fund të filxhanit – rivalitet, në fillim të filxhanit – harmoni dhe përmirësim i përgjithshëm

Kaproll – do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë

Karkalec – lajme nga miq që janë në rrugëtim

Karrige – mysafir i papritur, probleme financiare. Stabilitet

Karrocë – dëshpërim

Katror –apati, mërzitje, depresion

Këmbë – do të shtyni apo humbisni lajmet e mira

Kengur – qetësi dhe lumturi në familje

Këpucë – ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi

Kitarë – momente romantike me personin e dashur

Klerik – përparim, sukses

Kokë – befasi në realizimin e qëllimeve

Kometë – visitor i papritur

Krahë – porosi

Krimba – inatë, përleshje

Krokodil – telashe, fatkeqësi dhe ftohje mes disa raporteve tuaja

Kryq – sacrifice, probleme me shëndetin

Kufer – ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër

Kuletë – përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim

Kullë – jetë të gjatë dhe të lumtur

Kala – mirëqënie financiare para martesës

Kullotë – besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë

Kulme – shtëpi e re

Kurorë – sukses në secilën sferë të jetës

Lak – veprim i paparamenduar që sjell probleme

Lakër – xhelozi dhe komplikime në punë

Lejlek – nëse është në fund të filxhanit – blerje në shtëpi, lindje, anësh filxhanit – humbje e shokut

Leopard – të reja për rrugën në vende tjera

Letër – zë i këndshëm

Letra – arrijnë lajme të reja, nëse letra ka pika- do të fitoni para

Libër – e hapur – ju pret një punë e mirë ku do keni sukses, libër i mbyllur – vështirësi në jetë

Lis – sukses, lavdi

Litar – i gjykuar pa faj

Llambë pranë dorëzës së filxhanit – para, festim, në fund të filxhanit – humbje personale, dy llamba- dy martesa

Lodër – nostalgji për kohën e kaluar, më së shumti për fëmijërinë

Lojtar – dëshpërim

Lopatë – duhet të mundoheni shumë për ti realizuar planet e juaja.

Luan – keni përparim në punën tuaj

Lule – dëshira të plotësuara. Shenja të mira, realizim i dëshirave, nëse fletat janë në fund – vështirësi rreth realizimit të ideve dhe dëshirave,

Lum – rrjedhë dredha-dredha – nëse të pamartuar – ndarje të fejesës, nëse të martuar – dyshim në sinqeritet mes partnerëve

Macë – mospajtim me shokët, shpirtligësi. Keni kujdes, ndonjë i afërt do t’ju tradhëtojë, do të keni shokë të rremë dhe shoqëri të rrejshme.

Majmun – ndokush do të tentojë të ju mashtrojë

Mal – ambicie e madhe. Do të keni sukses, takime të reja, shpërblime. Telashe apo probleme të mundshme

Maskë – tradhëti. Keni kujdes, një i afërt do ju mashtrojë – shokë të rremë. Nuk do të keni sinqeritet me personin e afërt, mashtrim, thashetheme, paqartësi.

Mbret- fuqi e pabesueshme, forcë, sukses

Medale – shpërblim

Merimangë- tregon se paratë janë në ardhje (mund të ndodhë që nga disa rrethana ndokush t’ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe

Mi – tradhëti, humbje e madhe

Milingonë – do të ballafaqoheni me punë të vështira

Mizë – brengë, halle

Mjegull – gjithcka do t’ju shkëlqejë, rmjegulla të vogla – thashetheme, mjegulla të rralla – përfitim parash. Para jush keni probleme, nëse mjegullat kanë pika – do të keni probleme financiare. Po ju mundojnë mendime të rënda

Mjek (motër medicinale, infermier) – sëmundje, shkuarje në spital

Mjellmë – përparim i madh pa probleme. Sukses në tërë sferat.

Model – parregullësi në fund të filxhanit – ndryshim i gjendjes material

Mollë – sukses në punë, takime të reja dashurie, do t’ju vie një ofertë e mirë. E keni patjetër të rrezikoni deri sa të arrini qëllimet.

Monedhë – sukses financiar, përfitime, pagesë të borxheve

Monstrum – terror, dhunë

Motor – lajmet e reja do t’ju vijnë shumë shpejtë

Muaj – lumturi në dashuri, në gjysmën e parë të muajit – punë e re, gjysma e dytë e muajit – depresion, martesë për shkak të pasurisë

Ndërtesë – largim dhe zhvendosje

Ngarkim – gjëra të reja

Njëbrirësh – ndokush ju do në mënyrë të fshehtë dhe është i dashuruar tek ju

Njeri – përballja në pjesën e poshtme të filxhanit – besnikëri, martesë. Përballja në fund të filxhanit – ndarje, tradhëti

Njeri i gjymtuar – sëmundje e shokut

Numra – luaj loto me ato numra, tresh i bardhë seks

Oktapod – rrezik

Ombrellë – dashuri e re

Orë – së shpejti do të keni takim të rëndësishëm

Paketë – befasi

Pallua – pasuri, trashëgim, jetë luksoze. Përfitime financiare

Palmë – sukses, festë, lumturi, dashuri.

Papagall – skandal rreth udhëtimit

Parashutë – do të largoheni nga problemet

Patë – zgjidhje për vendime të mira

Paterica – ndihmoni një mik të ngushtë

Pëllumb – mirëqënie përmes sacrifices. Prisni lajme të mira, lumturi

Pemë – ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave

Pendë – dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.

Pesëkëndësh – barazpeshë intelektuale

Peshk – fat i mirë në punë. Lajme të shkëlqyera, mundësisht nga largësia, lumturi dhe sukses. Shqetësim, sa më shumë peshq, aq më shumë shqetësime. Tradhëti

Peshkaqeni – keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.

Peshore – drejtësi

Pikë në fundërrinë – pike e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë

Pishë – ngjarje e rëndësishme në dimër

Plep – fëmijët tuaj do të kenë sukses

Polic – armik i fshehtë

Pompë – bujari

Port – dinjitet

Profil – shok i ri, njoftime dhe shoqëri e re

Proshutë – armiqësi me rrethin

Pullë – do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë

Pullë postale – kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij

Pus – kurth, dredhi

Pushkë – do të ketë probleme, telashe, keqkuptime

Qafore, gjerdan – lumturi, ndërprerje të lidhjes

Qen – lajme të mira dhe të këndshme

Qiri – ndihmë nga të tjerët. Momente romantike me personin e dashur

Rosë – paratë që po i prisni po ju arrijnë

Rubinetë – zgjidhje e problemit, thellësi

Rrathë – pasiguri, vdekje

Rrem – fatkeqësi

Rreth – sukses, martesë, fëmijë. Fat shumë i mirë

Rrjet – keni kujdes do të bini në kurth. Bëhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime

Rrotë – mosinformim

Rrush – harmoni, lumturi në dashuri. Jetëgjatësi

Sediment në fund të kodrës – përfitim i madh, trashëgim, ky sediment apo fundërrinë e prerë në vija – ndarje të çiftit bashkëshortor ose të fejesës

Sëpatë – do të keni paralajmërim rreth parave dhe dashurisë. Nëse është në fillim të filxhanit – vështirësitë shpejtë do të mënjanohen. Do t’ju kaplojnë problemet, është koha të mbani llogari për vete

Sirenë – duhet të mbroni qëndrimet e juaja

Skelet – humbje të parave ose probleme me shëndetin

Slitë – përvetësim i padëshiruar

Spirancë – udhëtim që do të kryhet me sukses, nëse është në krye të filxhanit – sukses, nëse është në fund të filxhanit – sukses në punë apo në romancë, në mes të filxhanit – udhëtim i suksesshëm

Struc – udhëtim

Sy – do të vijnë vështirësi më të mëdha, bëhuni syhapur. Jeni të rrethuar me armiq.

Shati – puna e lodhshme jus jell suksesin

Shenjtor – mirëqënie në shtëpi

Shigjetë – dashuri e lumtur dhe harmonike. Lajme të këqija. Do të zgjidhni vet problemet.

Shishe – jetë shoqërore mjaft aktive

Shishe – një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje

Shkëmb – probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni

Shkop – visitor

Shkronjë në fundërrinë – do të krijoni lidhje me një person që ka shkronjën tuaj të parë

Shpatë – dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje

Shportë – sukses i madh në punë, përfitime financiare

Shqiponjë – ndryshim shumë i madh, bëhuni të kujdesshëm

Shtëpi – siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje

Shtrat – probleme të vogla të natyrës personale. Shtrat i bardhë dhe i zbrazët në fund të filxhanit – tregues i një periudhe të rëndë, sëmundje

Shtyllë – promocion, sukses

Shtypje – mundësi e mirë për punësim

Teleskop – avanturë

Tendë – udhëtim

Tenxhere – ndihmë në shoqëri

Therrje – kujdes, rrezik! Ruajuni

Thikë – ndërprerje të lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime të mëdha, hidhërim

Thonj – padrejtësi, pakënaqësi, mossukses

Thua – shokë të fshehtë, shenjë për rrezik të madh, kujdes me kë shoqëroheni

Top – lajme nga ushtar ose persona me uniformë

Top futbolli – sukses, realizim i qëllimeve

Torbë, çantë – sekreti që fshihni do t’ju zbulohet

Trekëndësh – diçka e papritur, shikimi sipër filxhanit – sukses, shikimi poshtë – mossukeses

Trëndafil – famë, shëndet i mirë dhe lumturi.

Tupan – skandal, sigurisht në punë, jokëndshëm për fillim

Tym – gjykim

Udhë, rrugë – udhëtim, nëse është rruga e drejtë – gjithcka është në rregull, nëse është e lakuar – ka kuptim të kundërt

Ujk – armiqësi, xhelozi, egoizëm

Unazë – lumturi emocionale, nëse është në krye të filxhanit – do të ketë martesë, nëse është në fund të filxhanit – do të ketë fejesë të papritur

Urë – ekziston barrier në sukses, do të keni komplikime të pakëndshme

Ushqim – sukse i madh në punë, sa më shumë ushqim aq më tepër sukses

Varkë – do të mbeteni i/e ve. Jeni të sigurtë, jeni nën mbrojtje, do t’ju vizitojë mik i juaj

Varr – vdekje e të afërmve

Vazo – martesë

Veturë – e mbushur – vdekje e një shoku, veturë e zbrazët – udhëtim i papritur

Vezë – përparim, mirëqënie, rehati. Peridhë e volitshme që do t’ju sjell sukses në çdo sferë

Vijë – e drejtë dhe e qartë – udhëtim, përparim, sukses, vijë e lakuar – dëshpërim, vijë e pjerrët – gabim në punë

Vishnje – lumturi në punë,

Vrapues – nuk veni baste

Xhami – para të papritura. Përparim i jashtëzakonshëm në çdo aspekt

Xhip – sukses i madh në punë

Xhirafë – mendoni më herët se sa flisni

Ylberi – gëzim, sukses i madh, përparim

Yll – sukses i madh në punë, shëndet i mirë, lumtrui e plotë

Zambak – lumturi, jetëgjatësi

Zebra – avanturë, jetë jo e rregullt

Zemër – ngazëllim në jetën emocionale, kënaqësi, martesë, lumturi, shoqëri. Nëse është në fund të filxhanit – njoftim i ri, shoqërim me dike

Zile – lajme të papritura, një zile – kënaqësi, dy zile – martesë

Zinxhir – martesë ose fejesë, sukses i madh. Duhet tëmundoheni më shumë në punë

Zog – lajme të mira

Zogj – shoqëri, lajme të mira

Zvarranik – dëshpërim në shoqëri, do t’ju mashtrojë shok i juaj – rrezik