Ja kush është shqiptari që është këshilltar i Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, prej shumë vitesh ka rezervuar një vend për një shqiptar, të cilit ia ka besuar informatat për zhvillimet në Ballkan.

Është ky shqiptari Sabri Demiri, i lindur në ish-kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, që kishte rrugëtuar në Turqi për të nxënë dije, pa e ditur se do të bëhet pjesë e ekipit të një prej liderëve më të fuqishëm në botë.