Mbillen 100 selvi në Unazën e Madhe të Tiranës

Segmenti i Unazës së Madhe është pasuruar edhe me 100 pemë të reja të llojit selvi. Ky projekt, si pjesë e Pyllit Orbital, është i një rëndësie të veçantë për gjelbërimin e qytetit dhe uljen e ndotjes. 

Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me të njëjtin ritëm me mbjelljen e pemëve edhe për 2018, për t’u siguruar që në fund të këtij sezoni mbjelljesh të thyejë rekordin e 100 mijë pemëve të reja.