I përdhunuan vajzën 12 vjeçare, nëna e Eliza Dushkut flet pas akuzave: Ja nga kush pata frikë

Aktorja e njohur Hollivudiane Eliza Dushku përmes një postimi në facebook ka treguar dje detaje rrëqethëse nga jeta e saj, se si kur ishte 12 –vje? ishte përdhunuar.

Joel Kramar ishte personi që e përdhunoi aktoren, të cilin ajo e bëri publik për herë të parë ditën e sotme.

Në komentet në facebookun e Elizës, dhjetëra persona gjykojnë prindërit e Elizës që nuk kanë reaguar për këtë rast edhe pse e kanë ditur. Por, në një koment mamaja e Elizës, shkruan se ajo kishte frikë nga Joel Kramer, dhe kjo ishte arsyeja që nuk kishte reaguar, sipas dritare.net. “E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo nuk kisha frikë për karrierën e saj sepse nuk kishte rëndësi për mua, por kisha frikë nga Joel Kramer.

E mësova tamam se ç’kshte ndodhur vite më parë më vonë. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar të tregonte të ç’kishte ndodhur dhe në një farë mënyre ajo më mbrojti mua sepse e dinte sa frikë e kisha atë njeri të fuqishëm. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë. Fillova ta kuptoj pas shumë vitesh’, ka shkruar mamaja e Elizës.