Harry Kane thyen rekordin e madh tek Tottenhami

Harry Kane zyrtarisht ka bërë historinë te skuadra e Tottenhamit.

Sulmuesi anglez me dy golat e shënuara në ndeshjen që Tottenham po e fiton 3:0 ndaj Evertonit, ka hyrë në histori të skuadrës nga Londra.

Kane me këto dy gola, është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Tottenhamit në Premierligë, me 98 gola.

Ai ka lënë pas legjendën e kësaj skuadre, Tedy Sheringham, që numëron 97 gola.