Arda Turan mesazh prekës pas divorcit me Barcelonën

Arda Turan ua ka dërguar adhuruesve të Barcelonës një mesazh lamtumirës pas largimit nga “Camp Nou”.

Barcelona njoftoi sot edhe zyrtarisht se mesfushori turk është huazuar për dy vite e gjysmë te Basaksehir në Turqi.

Ky është mesazhi i tij i plotë:

Ëndrra nuk bëhet realitet përmes magjisë.

Por, si një ëndërrimtar, e di se nevojitet kurajë, përkushtim dhe punë e zellshme.

Të qenit lojtar i Barcelonës ishte ëndrra më e madhe që kisha.

Dhe gjithmonë do të jem krenar për veten që e arrita.

Por, tani është koha të them lamtumirë. Të paktën, tani për tani.

Do të doja t’i falënderoja:

Bashkëlojtarët e mi, të cilët më ndihmuan ta gëzoj çdo moment brenda dhe jashtë fushës. Ka qenë privilegj të luaja përkrah jush.

Të gjithë tifozët që dikur e thërrisnin emrin tim në ‘Camp Nou’.

Çdo minutë kam luftuar me dashuri për ju.

Dhe klubin që e bëri realitet jo vetëm ëndrrën time, por ëndrrën e secilit fëmijë turk.

Ende ekziston një buzëqeshje e fshehur diku brenda ‘mjekrës’.

Faleminderit që më lejuat të kthehem në vendin tim për ta gjetur atë.

Do të bëj gjithçka që nevojitet për t’u bërë lojtari me të cilin dikur ratë në dashuri.

Pavarësisht largësisë mes nesh,

Të gjithçka kujtimet e veçanta do të jenë në zemrën time, duke më dhënë forcë dhe ndriçuar rrugën time.

Arda Turan