‘Goditja e madhe’, vidhet sasi e konsiderueshme parash në një banesë

Një sasi e konsiderueshme parash në dy valuta është vjedhur gjatë natës duke u gdhirë e shtunë në një banesë në Fier.

Sipas burimeve policore, në lagjen “Kryengritja”, është vjedhur banesa e K.M. 56 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, janë marrë 10.000 euro e 550.000 lekë (të reja).

Policia njofton se po “punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.