Prezantohet blerja e bujshme e Barcelonës

Yerry Mina është zyrtarisht futbollisti i ri i Barcelonës.

Mbrojtësi kolumbian ka nënshkruar me klubin katalan pas transferimit nga Palmeiras.

Mina është blerja e dytë e gjigantit katalan pas ardhjes së Philippe Coutinhos nga Liverpool.

Mina ka nënshkruar kontratën me Barcelonën duke u prezantuar para tifozëve në Camp Nou.