VIDEO/ Nderi i Kombit Rexhep Çeliku përcillet për në banesën e fundit nën tinguj këngësh trimërie

Me përfundimin e homazheve, arkivoli me trupin e "Nderit të Kombit", "Mjeshtrit të Madh" Rexhep Çeliku, ka dalë në orën 13:00 nga salla e Muzeut Historik Kombëtar nën tinguj këngësh trimërore, mbi supet e familjarëve dhe miqve të tij. Dy prej tyre kishin veshur kostumet kombëtare me të cilat Çeliku interpretoi vallet më të bukura kombëtare.