Paloka-Ramës: Policinë dhe drejtësinë e do të luftosh opozitën, jo krimin...

Edi Paloka, Nënkryetar i Kuvendit dhe Partisë Demokratike, ka reaguar ndaj fjalës së mbajtur nga Kryeministri Edi Rama në 105 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.

Paloka akuzon Ramën se nuk e do policinë dhe drejtësinë për të luftuar krimin, por që të luftojë opozitën dhe qytetarët.

“Rama deklaron hapur në Lezhë se sipas tij “armiku më i madh i policise nuk është krimi...” por opozita.

Nuk mund të jetë ndryshe për atë që policinë e bëri pjesë te krimit, që jo vetëm policinë por dhe Parlamentin e qeverinë i ka vënë nën thundrën e krimit.

Ramës as policia dhe as drejtësia nuk i duhen për të luftuar krimin , po për të luftuar opozitën , qytetarët e për të mbrojtur e forcuar krimin, përfaqësuesi më i shpifur i të cilit është ai vetë”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.