Griezmann, prioriteti i Barcelonës

Griezmann vazhdon të jetë prioriteti i Barcelonës.

Pas transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli për 160 milionë euro, synimi tani është Antoine Griezmann i Atletico Madridit.

Sipas asaj që raporton gazetari i Sky Sports, Guillem Balague, sulmuesi francez është prioriteti kryesor i katalunasve për afatin kalimtar të verës.

Katalunasit do të tentojnë me çdo kusht ta transferojnë Griezmannin në Camp Nou gjatë verës, për të cilin interesim ka shprehur që një kohë të gjatë edhe Manchester United.