VIDEO +18/ Pitoni i gjatë 5 metra, detyrohet të vjellë gjelin që kishtë ‘gëlltitur’

Ky është momenti rrëqethës kur një piton i gjatë plot 5 metra, detyrohet ta vjell gjelin e një fermeri që e kishte “gëlltitur” për së gjalli.

Nut Wattana kishte vërejtur se dy gjela po i mungonin, kur doli në oborrin e shtëpisë në Pathum Thani në Tajlandë.

Ai menjëherë i telefonoi ekipeve të specializuara në kapjen e gjarpinjve, të cilët e shtrinë në oborr dhe e detyruan ta nxjerr nga goja gjelin e ngordhur.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur pitoni gjigant vjell nga goja gjelin, kurse gjeli tjetër është gjetur i ngordhur afër shtëpisë.

Pronari i tyre thotë se ata i kanë kushtuar hiç më pak se 30 mijë baht apo 690 pound.