Rama përzgjedh 4 kryepolicë: A do të jetë një nga këta emra, drejtori i ri Policisë së Shtetit?

Kryeministri Edi Rama ka ngushtuar sot rrethin e emrave, që janë kandidatë potencialë për të zëvendësuar në detyrën e rëndësishme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon.

Në përvjetorin e 105-të të krijimit të Policisë së Shtetit që është vendosur të mbahet në Lezhë nëpërmjet një një aktiviteti, do të vlerësohen me çertifikata katër drejtorë policie.Në aktivitetin ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm do të nderohen me nga një certifikatë drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu; drejtori i Policisë së Durrësit Alfred Çepe, drejtori i policisë së Shkodrës Gjovalin Loka dhe drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit Altin Qato.

Sipas burimeve të Syri.net, po sot gjatë aktivitetit në Lezhë Rama do të shpallë edhe emërin e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të pasojë Haki Çakon.